QKSH ”Okarina” u prezantua në Kosovë dhe në Shqipëri

Në ekskursionin mësimor pesëditor (02-06 prill 2012) nga Suedia në Kosovë dhe Shqipëri, të organizuar nga Ministria e Diasporës me përkrahjen e MASHT-it të Kosovës dhe MASH-it të Shqipërisë në 100 vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, morën pjesë 100 nxënës të mësimit plotësues në gjuhën shqipe të Suedisë, si dhe disa shoqata kulturore shqiptare, në mesin e tyre edhe një grup i anëtarëve të QKSH “Okarina “ të qytetit Landskrona të Suedisë.
Në kuadër të ekskursionit, përveç vizitave të vendeve historike e turistike, të shkollave të ndryshme etj., ishte paraparë që të mbahen edhe programe kulturore-artistike të përbashkëta me nikoqirët. Programe të tilla u shfaqën në: Prishtinë, Vushtrri, Deçan, Vlorë dhe në Krujë. Në të gjitha këto programe morën pjesë, me nga disa pika të zgjedhura, edhe grupi i vajzave të QKSH “Okarina” (Motrat Jashari: Ariana, Diana e Altina dhe motrat Berisha: Edona dhe Albiona), nën udhëheqjen artistike të Bashkim Jasharit.
Kudo që u paraqitën ato lanë mbresa të thella tek shikuesit, duke u duartrokitur gjatë, por sidomos në Krujë lanë përshtypje të veçanta me këngën e re “Gjuha jonë”, me tekst të Rexhep Jasharit e në kompozim të Sami Pirajt, e cila u këndua për herë të parë në Shqipëri dhe u pëlqye shumë nga të pranishmit në sallën, të mbushur përplot me shikues, të shkollës fillore “Nr. 1” të Krujës.
Ky grup i vajzave, me disa këngë të zgjedhura, morën pjesë edhe në emisionin “Oxygen” të RTK-së.
R. Jashari

komente: 0 : Sun Apr 10 2011, 02:43PM
Java e Kulturës Ballkanike në Landskrona (Suedi)
Në kuadër të manifestimit “Java e Kulturës Ballkanike”, që po zhvillohet këto ditë në Bibliotekën e Qytetit të Landskronës (Suedi), më 30.03.2011, u prezantua edhe Qendra Kulturore “Okarina” e këtij qyteti dhe Ansambli folklorik “Shqiponjat dardane” nga Förslovi. Në këtë mbrëmje kulturore-artistike e letrare ishte ftuar edhe shkrimtari Hamit Gurguri, i cili jeton dhe vepron në Suedi.
Para publikut (shqiptar dhe suedez), në lokalet e Bibliotekës së Qytetit, anëtarët më aktivë të QKSH “Okarina”, grupi simpatik i vajzave: Ariana e Diana Jashari dhe Edona e Albiona Berisha, nën udhëheqjen artistike të z. Bashkim Jasharit, u prezantuan me një potpuri vallesh e këngësh popullore shqipe, me të cilat lanë mbresa të thella tek të pranishmit. Po ashtu edhe anëtarët e Ansamblit folklorik “Shqiponjat dardane”: Donika, Doruntina Qëndrim dhe Donjeta Berisha, nën udhëheqjen artistike të z. Mustafë Berishës, me një potpuri vallesh e këngësh folklorike u pritën mjaft mirë nga publiku i pranishëm.
Këngëtari z. Sadik Krasniqi u paraqit me disa këngë popullore shqipe dhe u përcoll me duartrokitje. Mbresa të veçanta tek publiku la prezantimi i veteranes së këngës shqipe, z. Fahrije Jashari-Berisha, e cila me interpretimin brilant të disa këngëve popullore, perla të këngëve shqipe, ngjalli emocione të jashtëzakonshëm të publiku i pranishëm.
Gjatë gjithë kohës së programit, këngët kombinoheshin me paraqitjet e shkrimtarit Hamit Gurguri, i cili, përveç që foli për disa nga veprat e tij të botuara deri më tash (mbi 15 sosh), foli edhe për disa ngjarje të historisë së lashtë të popullit shqiptar, që zgjoi interesim të jashtëzakonshëm, sidomos të publiku suedez. Atij iu bënë edhe shumë pyetje, në të cilat u përgjigj me kënaqësi.
R. Jashari
komente: 0 : Sun Apr 10 2011, 02:43PM
EDHE DY PREZANTIME TË SUKSESSHME TË QKSH “OKARINA”

Pas prezantimit të suksesshëm të grupit të vajzave të Qendrës Kulturore Shqiptare “Okarina” të Landskronës në Glostrup të Danimarkës, në kuadrin e “Mbrëmjes Kulturore” më 29.10.2011, ku lanë përshtypje jashtëzakonisht të mira te publiku i pranishëm danez, në kuadër të Projektit të Shoqatës suedeze “Kulturlabbet” të Landskronës “Kafeneja e së shtunës” në skenën e teatrit të qytetit, ku për çdo të shtunë paraqiten grupe të ndryshme muzikore për t’u prezantuar me kulturat e tyre, më 12.11.2011 kjo qendër kulturore bëri edhe një prezantim brilant të kulturës shqiptare. Në këtë eveniment kulturor ishte mysafire edhe Ansambli folklorik “Shqiponjat Dardane” nga Förslov-i. Ky aranzhman është një bashkëpunim në mes të Shoqatës Suedeze “Kulturlabbet” dhe QKSH “Okarina” të këtij qyteti.
Nën udhëheqjen artistike të profesorit të muzikës, z. Bashkim Jasharit, grupi i vajzave simpatike të QSHK “Okarina”, që tashmë kanë bërë emër si instrumentaliste (dy klarinetiste e dy flautiste) dhe si këngëtare: Ariana e Diana Jashari dhe Edona e Albiona Berisha, interpretuan disa këngë të vjetra popullore shqipe, të cilat u përcollën me interesim dhe u dëgjuan me ëndje të madhe nga të pranishmit, sidomos këngët e vjetra “Moj e bukura More” , “Vajta kalova”, kënga e njohur “Rroka mandolinën” etj. të cilat gjatë tërë kohës u përcollën me duartrokitje të pandërprera.
Po ashtu anëtarët e Ansamblit folklorik “Shqiponjat Dardane”: Doruntina, Donjeta dhe Qëndrim Berisha, nën udhëheqjen artistike të z. Mustafë Berisha, interpretuan disa këngë të njohura folklorike, që u pritën mjaft mirë nga publiku i pranishëm
Nën përcjelljen e orkestrinës popullore të QKSH “Okarina” në përbërje: Salih Morina, Fatos Ferizi, Armend Hajra, Sadik Krasniqi e nën udhëheqjen artistike të Bashkim Jasharit, u prezantuan këngëtarët: Sadik Krasniqi dhe Fahrije Jashari-Berisha me potpuri këngësh të ndryshme popullore, të cilët u ndoqën me interesim të madh.
Veçanërisht mbresa të thella tek të pranishmit la veterania e këngës popullore, Fahrije Jashari-Berisha, e cila interpretoi disa këngë, që njihen si perla të muzikës popullore shqiptare: “Baresha”, “A kanë ujë ato burime”, “Një lulishte me trandolifa” etj.
Kjo paraqitje e QKSH “Okarina” u mirëprit mjaft mirë dhe me duartrokitje frenetike nga të pranishmit suedezë dhe shqiptarë, të cilët gati gjatë tërë kohës i përcollën edhe duke vallëzuar së bashku.
R. Jashari
komente: 0 : Sun Apr 10 2011, 02:43PM
News Categories
Qendra Kulturore Shqiptare OKARINA










